"Za Fest" në Shkodër, Kalaja e Rozafës, skena që pret letërsi dhe muzikë

Nga Luela Myftari
26 Korrik 2026, 13:01 | Kulturë

Tri netët e "Za Fest" nisën me poezinë e Mimoza Ahmetit dhe rita Petros, jo shumë e zakontë për një festival që bosht kryesor ka këngën, muzikën, tingujt.

Vetë autori i Za Fest Vlashent Sata, u shprehëse ky event nuk është thjesht muzikor, por një hapësirë që bashkon artin, kulturën dhe njerëzit.

Mes artistëve të njohur, mes tyre edhe grupi francez “Nouvelle Vague”, të cilët sollën për publikun interpretime dhe ritme të ndryshme muzikore.

Tingujt dhe performancat e artistëve krijuan atmosferë festive brenda një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare duke e kthyer Shkodrën edhe një herë në një qendër të rëndësishme të kulturës dhe muzikës bashkëkohore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos