Një Odise për çdo ditë, pasuritë e kulturës që nuk i vlerësojmë sa duhet

Nga Luela Myftari
23 Korrik 2026, 16:37 | Kulturë

Një Odise për çdo ditë, pasuritë e kulturës

Fyejt e Gramshit, dhe polifonia labe po e prezantojnë kulturën tonë në skenën më të lartë botërore, duke u bërë pjesë e kolonës zanore të filmit më të fundit “Odiseja” të regjisorit hollivudian Christopher Nolan. Në Shqipëri është edhe shpella e ciklopit, monument kulture i kategorisë së parë.

Nuk është vetëm një artist që ne braktisim e për të cilin kujtohemi kur të tjerët na i vënë në pah. Me filmin hollivudian, polifonia, fyejt e Gramshit, por edhe Shpella e Ciklopit bëhen kryefjalë e lajmeve. Pak kujdesen për to gjithë vitin. Janë të paktë janë artistët që në pah i nxjerrin këto pasuri. Të paktë janë edhe ata që i duartokasin.

Ky është një instalacion vetëm një javë më parë si përmbyllës i projektit “Heritage Is Our Brand” nga DMO dhe Bashkimi Europian.

“Fillon nga një gjenezë, nga një emocion më i thjeshtë, ku barinjtë, në nevojën për të komunikuar me natyrën, nisën të përkthenin fishkëllimën dhe meloditë e ajrit në tinguj. Fyelli është një instrument shumë i thjeshtë, por me një harmoni të jashtëzakonshme. Tingujt janë marrë pa ndërhyrje nga grupi ‘Fyejt e Gramshit’, ashtu siç interpretohen prej tyre”, u shpreh artistit Ergys Krisiko.

Filmi dhe tinguj e lashtë shqiptarë na rikthejnë edhe te një tjetër pasuri e jashtëzakonshme shqiptare: Shpella e Odisesë ose ndryshe Shpella e Ciklopit në Himarë, një vend që prej brezash lidhet me botën homerike.

“Është një ‘masterpiece’ e trashëgimisë sonë, edhe fyejt e Gramshit që kanë rezistuar edhe sot e kësaj dite”, tha Eva Kushova nga “Heritage is our brand”.

Në vitin 2006, aktori legjendar me origjinë shqiptare Bekim Fehmiu, i njohur në mbarë botën për interpretimin e Uliksit, vizitoi këtë shpellë dhe tha: "Ja këtu duhej të ishte skena e përballjes me Polifemin. Këtu duhej të luaja rolin tim".

Po sa prej nesh e vizitojnë këtë pasuri, sa prej nesh ua tregojnë këtë histori fëmijëve dhe sa kujdesemi ne t'i mbrojmë pasuritë tona? "Odisenë" sot përpiqemi ta shohim si produkt artistik, por edhe pse jo edhe si një mesazh që këto vlera të arta të artit tonë t'i përqafojmë çdo ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos