Kuvendi miraton ndryshimet në ligjin për Policinë, Lamallari: Rikthehet lidhja mes gradës dhe funksionit

Nga A2 CNN
23 Korrik 2026, 17:03 | Aktualitet

Kuvendi miraton ndryshimet në ligjin për Policinë, Lamallari:

Me 83 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar sot projektligjin e ri për Policinë e Shtetit. Në një postim në Facebook menjëherë pas votimit, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari tha se amendimet e reja e forcojnë institucionin, pa prekur parimet mbi të cilat është ndërtuar.

Sipas Lamallari, parashikohet një organizim më i thjeshtë dhe funksional i Policisë së Shtetit, me zinxhir komandimi më të qartë dhe vendimmarrje më të shpejtë. Ndryshimet rikthejnë gjithashtu lidhjen mes gradës dhe funksionit drejtues, duke e bazuar karrierën në meritë dhe eksperiencë.

Ministri theksoi se ligji i ri synon t’i japë fund vakancave të zgjatura në drejtim, përmes shmangies së proceseve burokratike, si dhe parashikon rregulla më të drejta për administrimin e burimeve njerëzore, transferimet dhe sistemin disiplinor.

Një tjetër element i reformës, sipas tij, është ruajtja e kujtesës institucionale, duke e konsideruar përvojën e punonjësve të Policisë si kapital shtetëror.

“Në kushtet e sfidave të reja të sigurisë dhe krimit transnacional, Shqipëria ka nevojë për një Polici Shteti më të fortë, më profesionale dhe më afër qytetarëve”, u shpreh ministri

Postimi i plotë i ministrit Lamallari

???? Ndryshime të rëndësishme në ligjin për Policinë e Shtetit

Sot u votuan në Kuvend amendimet e reja në ligjin për Policinë e Shtetit, një reformë që e forcon institucionin, pa prekur parimet mbi të cilat është ndërtuar.

???? Çfarë ndryshon:

✅ Kapacitet drejtues më i fortë – organizim më i thjeshtë dhe funksional, me zinxhir komandimi të qartë e vendimmarrje të shpejtë

✅ Sistemi i karrierës – rikthehet lidhja mes gradës dhe funksionit drejtues, mbi bazën e meritës dhe eksperiencës

✅ Fund vakancave të zgjatura – institucion me drejtues të përgjegjshëm, pa procese burokratike që zgjasin dhe krijojnë vakum

✅ Administrim më modern i burimeve njerëzore – rregulla më të drejta për transferimet dhe një sistem disiplinor më proporcional

✅ Ruajtja e kujtesës institucionale – përvoja e fituar ndër vite trajtohet si kapital shtetëror, jo privilegj

Në kushtet e sfidave të reja të sigurisë dhe krimit transnacional, Shqipëria ka nevojë për një Polici Shteti më të fortë, më profesionale dhe më afër qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos