Priten reshje dhe stuhi, Bashkia e Vlorës apel qytetarëve: Kujdes nga moti i keq dhe rreziku i zjarreve

Nga A2 CNN
23 Korrik 2026, 17:46 | Aktualitet

Priten reshje dhe stuhi, Bashkia e Vlorës apel qytetarëve: Kujdes nga

Bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët dhe vizitorët për përkeqësimin e kushteve atmosferike që pritet të ndikojnë territorin e bashkisë gjatë ditës së premte.

Sipas parashikimeve meteorologjike, priten reshje intensive shiu, stuhi lokale dhe erë e fortë, ndaj autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të mos qëndrojnë pranë pemëve apo strukturave të pasigurta dhe të tregojnë kujdes të shtuar në plazhe dhe në det.

Bashkia apelon gjithashtu që të mos ndizet zjarr në ambiente të hapura, pyje, kullota apo pranë bimësisë së thatë, pasi temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve, duke rritur rrezikun për jetën, pronën dhe mjedisin.

Në rast emergjence, qytetarët ftohen të njoftojnë menjëherë shërbimet përkatëse në numrat 128 (Zjarrfikësja), 129 (Policia) dhe 127 (Urgjenca). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos