
Andi Deda, i cili deri më tani ka drejtuar Komisariatin e Policisë Shijak, është transferuar në krye të Komisariatit të Policisë Vlorë.
Deda është një emër i njohur në radhët e strukturave ligjzbatuese.
Më herët ai ka drejtuar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve, përpara se të rikthehej në polici dhe të merrte drejtimin e Komisariatit të Shijakut, ky emërim është pjesë e një vale ndryshimesh që ka prekur disa komisariate dhe drejtori vendore, ndërsa burimet bëjnë me dije se procesi i riorganizimit pritet të vijojë edhe në ditët në vijim me emërime dhe transferime të tjera.
Deda është një emër i njohur në radhët e strukturave ligjzbatuese. Më herët ai ka drejtuar edhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve, përpara se të rikthehej në polici dhe të emërohej në krye të Komisariatit të Shijakut. (A2 Televizion)