
Ka nisur me tension protesta qytetare, pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku sot do të mbahet seanca e fundit për këtë sesion parlamentar. Protestuesit e grumbulluar po përplasen verbalisht me policinë, duke kërkuar kalimin drejt godinës së Parlamentit.
Me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Poshtë qeveria” si dhe me kërkesën për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, turma e grumbulluar i ka kërkuar forcave të rendit të lirojnë rrugën për të vijuar marshimin.
Ndërkohë, sipas raportimeve nga terreni të gazetarit të A2CNN, Igli Çelmeta, Policia e Shtetit ka aplikuar një strategji të re mbrojtëse krahasuar me protestat e mëparshme.
Uniformat blu kanë rrethuar zonën me gardh metalik nga pedonalja deri te Rruga e Elbasanit, duke krijuar dy perimetra të rrepta sigurie për të pamundësuar afrimin e protestuesve te Kuvendi. (A2 Televizion)