Zjarr në kodrat e Selishtës në Mallakastër, flakët përfshijnë ullishte dhe shkurre

Nga Çaku Tafa
22 Korrik 2026, 17:51 | Aktualitet

Zjarr në kodrat e Selishtës në Mallakastër, flakët

Një vatër zjarri është aktivizuar në kodrat pranë fshatit Selishtë, në bashkinë Mallakastër. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me ullishte, pemë dhe shkurre, duke u favorizuar edhe nga era e fortë që fryn në zonë.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të Mallakastrës, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të flakëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos