Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite pritet të njoftojnë një marrëveshje që do t'i lejojë mbretërisë së Gjirit të zhvillojë një program bërthamor civil. Këtë fakt e kanë bërë me dije mediat amerikane.
Marrëveshja mund të vlejë miliarda dollarë për SHBA-në, kompanitë e të cilave mund të përfshihen në ndërtimin e një impianti për të prodhuar uranium të pasuruar, i cili mund të përdoret si lëndë djegëse për termocentralet, por edhe për të bërë bomba bërthamore.
Ekspertët bërthamorë dhe ish-zyrtarët në Izrael - aleati kryesor i SHBA-së në Lindjen e Mesme - kanë shprehur shqetësim se plani mund të çojë në Arabinë Saudite në gjendje të zhvillojë një armë bërthamore.
Raportet e mediave amerikane thonë se, sipas kushteve të marrëveshjes, pas kryerjes së një studimi të përbashkët me SHBA-në, Arabisë Saudite mund t'i lejohet të pasurojë uranium në tokën e saj për të prodhuar karburant në një strukturë pasurimi të ndërtuar nga SHBA-ja, në vend që të mbështetet në karburantin e importuar.
Kjo dispozitë do ta dallonte këtë marrëveshje nga një tjetër që u arrit nga SHBA-të në vitin 2009 me fqinjin e Arabisë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas së cilës Emiratet e Bashkuara Arabe nuk prodhojnë karburantin e vet dhe pranojnë një sërë kufizimesh të tjera.
Për këtë arsye, marrëveshja pritet gjithashtu të tërheqë shqetësimin e aktivistëve të mospërhapjes së armëve bërthamore, qëllimi përfundimtar i të cilëve është të parandalojnë një rritje të numrit të armëve bërthamore në mbarë botën.
Marrëveshja SHBA-Arabi Saudite është miratuar tashmë nga Trump dhe do të zgjasë 30 vjet, thekson Ëall Street Journal.
Plani tani do t'i dërgohet Kongresit të SHBA-së. Disa ligjvënës nga të dyja anët e frontit politik pritet gjithashtu ta kundërshtojnë marrëveshjen, megjithëse Partia Republikane e Trump kontrollon si Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe atë të Senatit. (A2 Televizion)