Ukraina i vë flakën Rusisë, Zelenski dorëzohet para protestave, shkarkon kreun e ushtrisë

Nga Xhevahir Qardaku
22 Korrik 2026, 15:31 | Bota

Kievin e mbrojti me sukses, por jo vendin e punës. Oleksandr Syrskyi është shkarkuar nga detyra e komandantit të përgjithshëm të ushtrisë së Ukrainës nga vetë presidenti Volodymyr Zelenski. Vendimi erdhi pas protestave që shpërthyen në gjithë vendin, për shkak të largimit nga posti të ministrit të mbrojtjes, Mykhailo Fedorov.

Thashethemet fillestare se fundi i mandatit të Fedorovit lidhej me një konflikt midis tij dhe Syrskyit u konfirmuan shpejt, shkruan A2 CNN. Tashmë komandanti i ri është Mykhailo Drapatyi, 43 vjeç, i cili është një gjeneral popullor dhe i provuar në beteja përballë Rusisë. Në një postim në mediat sociale, Zelensky falënderoi Syrskyin për fushatat e tij ushtarake, përfshirë rolin e tij në mbrojtjen me sukses të kryeqytetit Kiev gjatë ditëve të para të pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në vitin 2022.

Edhe në minutat e fundit në detyrë ka ndihmuar që t’i vejë flakën vendit të drejtuar nga Vladimir Putini. Dronët ukrainas kanë goditur përsëri depot që i përkasin shitësit me pakicë online më të madh në Rusi, duke plagosur 15 persona, sipas themeluesit të kompanisë dhe guvernatorëve rajonalë. Qendrat logjistike të drejtuara nga Wildberries në dy qytete në jugperëndim u prekën nga sulmet gjatë natës, ndërsa Moska pretendon rrëzimin e 242 dronëve.

Është hera e dytë që Ukraina ka sulmuar objektet e firmës brenda katër ditësh. Presidenti ukrainas konfirmoi se forcat e tij kishin goditur qendrat logjistike në rajonet Krasnodar dhe Stavropol "të përfshira në furnizimin e ushtrisë ruse me komponentë dronësh, pajisje navigimi dhe pajisje të tjera". Por edhe Rusia shënjestroi rëndë Ukrainën, me disa viktima në Kharkiv, dy anije dhe baterinë Neptun të goditura në portin e Odesës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos