“Kosova është Serbi”, Crvena Zvesda provokon në faqen e saj, publikon pankartën

Nga Dea Kozma
22 Korrik 2026, 15:47 | Futboll

Një episod aspak sportiv dhe provokues, u regjistrua në duelin mes Larne dhe Cervena Zvesdës, në sfidën e vlefshme për kualifikueset në Champions Leagus. Pas ndeshjes ndaj kampionëve të Irlandës së Veriut, profili zyrtar i Crvena Zvezdës publikoi një foto nga atmosfera në tribunë, ku në sy binte edhe një banderolë e tifozëve me mbishkrimin "Kosova është Serbi".

Fotoja është shpërndarë në kanalet zyrtare të klubit dhe ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Mesazhi, i përdorur prej vitesh nga ultrasit serb, rikthen edhe një herë në vëmendje përzierjen e futbollit me çështje politike në rajon.

Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga UEFA lidhur me pankartat e tifozëve dhe shpërndarjen e saj nga Crvena Zvesda, ndërsa kanë ''shpërthyer'' komentet nga shqiptarët në postimet e klubit serb.. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos