Turi i dytë i Champions League, Egnatia ëndërron, gati për të shkruar historinë ndaj Celjes

Nga Dea Kozma
22 Korrik 2026, 15:44 | Futboll

Egnatia do të synojë sot historinë. Ekipi i Nevil dedes pas kalimit të turit të parë kilikueseve në Champions League, do të presin në shtëpinë e tyre kampionët e Sllovenisë, Celje. Fitorja 6 me 1 ndaj moldavëve të Petrocub i dha rezultatin më të thellë të arritur nga ekipet shqiptare në përballjet ndërkombëtare, por rrogozhinasit synojnë më tej.

Miqtë vijnë me një stil loje të organizuar dhe cilësi të lartë teknike. Megjithatë, Egnatia ka treguar vitet e fundit se nuk i trembet emrave duke rivalizuar edhe ekipet me eksperiencë në arenën ndërkombëtare.. Lajmi i mirë për teknikun Dede , është rikthimi në fushë i kapitenit Albano Aleksi dhe pjesa tjetër e skuadrës gëzon formë të mirë fizike. Mbështetja e tifozëve dhe atmosfera në stadium pritet të jenë një armë shtesë për kampionët shqiptarë.

Për Egnatian, objektivi është i qartë, të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë për të udhëtuar me besim drejt sfidës së kthimit në Slloveni. Një tjetër kualifikim do të ishte një sukses historik për klubin, por edhe një hap i rëndësishëm për futbollin shqiptar në arenën europiane.

Takimi i parë luhet këtë mbrëmje në orën 21:00 në "Arena Egnatia", ndërsa gjithçka do të vendoset pas dy përballjeve, me fituesin që do të sigurojë një vend në turin e tretë kualifikues të UEFA Champions League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos