E konfirmon Fabrizio Romano, Luka Modric nuk ndalet, rinovon dhe për një vit me Milanin

Nga Dea Kozma
22 Korrik 2026, 15:45 | Futboll

Luka Modriç nuk ka ndërmend të dorëzohet. Edhe pse ka mbushur 41 vjeç, kroati do të vazhdojë aventurën me Milanin. Lajmin e ka dhënë  eksperti i merkatos së futbollit Fabrizio Romano, që me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale bëri të ditur se dy palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një kontratë të re njëvjeçare.

Fituesi i "Topit të Artë" në vitin 2018 mbetet një nga liderët e skuadrës kuqezi, ndërsa trajneri Ruben Amorim e konsideron një pikë kyçe të projektit për sezonin e ri.

Luka Modric u bashkua me Milanin në korrik të vitit 2025 si transferim i lirë nga Real Madrid, duke nënshkruar një kontratë njëvjeçare me opsion për një vit shtesë. Sezonin e kaluar, ai luajti 37 ndeshje me fanellën kuqezi, duke shënuar dy gola dhe dhuruar tre asiste Pavarësisht moshës, Modriç nuk ndalet. Me rinovimin tashmë të mbyllur, tifozët e Milanit do të shijojnë edhe për një sezon magjinë e një prej mesfushorëve më të mirë të historisë së futbollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos