
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë qendrës tregtare TEG, në Sauk. Një kamion ka rënë nga mbikalimi në autostradë, shkruan A2.
Deri tani, konfirmohet një viktimë, shoferi i betonieres. Sipas gazetarit të A2CNN, Igli Çelmeta, shoferi ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.
Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se ndodhet në gjendje të rëndë edhe drejtuesja e një mjeti që është goditur nga betonierja. (A2 Televizion)