Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një person përfundon te Trauma

Nga Çaku Tafa
22 Korrik 2026, 09:56 | Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Çermës në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë.

Një furgon mallrash ka goditur nga pas një mjet bujqësor i cili drejtohej nga shtetasi Ajet Kullolli 50 vjeç. Përplasja ka qenë e rëndë dhe ambulanca e ardhur në vendngjarje duke transportuar të dëmtuarin direkt për në Spitalin e Traumës për shkak të dëmtimeve të rënda që ka marrë.

Policia e qarkullimit rrugor dhe ekspertët po punojnë për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ky aksident i rëndë. Në këtë segment të autostradës, ka patur disa aksidente pasi mjetet bujqësore dalin nga tokat bujqësore për të lëvizur drejt fshatit Çermë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos