Zjarr në Gjonomadh të Korçës, 4-5 vatra aktive

Nga A2 CNN
21 Korrik 2026, 16:57 | Kronikë

Zjarr në Gjonomadh të Korçës, 4-5 vatra aktive

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e kësaj të marte në fshatin Gjonomadh, në bashkinë e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, në perimetrin e vatrës dallohen 4 deri në 5 pika të ndryshme ku kanë shpërthyer flakët, çka ngre dyshime se zjarri mund të jetë vendosur në mënyrë të qëllimshme. Megjithatë, shkaku i tij nuk është konfirmuar ende nga autoritetet, shkruan A2CNN. 

Menjëherë pas sinjalizimit, drejt zonës janë nisur dy mjete të shërbimit zjarrfikës të Korçës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos