Humb jetën turistja finlandeze në Vlorë

Nga A2 CNN
21 Korrik 2026, 14:54 | Kronikë

Humb jetën turistja finlandeze në Vlorë

Rreth orës 11:00, shërbimet e Policisë Kufitare u njoftuan se rreth 1 milje larg bregut, në plazhin e Radhimës, një shtetase e huaj ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore në një mjet lundrues.

Shërbimet e Policisë lokalizuan mjetin lundrues, në bordin e të cilit ndodheshin 14 persona, mes tyre edhe një shtetase finlandeze, 52 vjeçe. Ajo u transportua me urgjencë në breg, ku personeli mjekësor konstatoi se kishte humbur jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos