Debatet për ngjyrën e lëkurës së Helenës te filmi Odiseja, reagon Flutura Açka: Sa për racë, ka vetëm një: Njeriu!

Nga A2 CNN
21 Korrik 2026, 18:29 | Aktualitet

Debatet për ngjyrën e lëkurës së Helenës te filmi

Shkrimtarja Flutura Açka ka reaguar ndaj polemikave të fundit për personazhin e Helenës së Trojës në filmin Odiseja, me regji të Christopher Nolan.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo kritikoi debatet për ngjyrën e lëkurës së personazhit, duke theksuar se arti nuk është politikë. Sipas Açkës, koncepti i së bukurës duhet ridimensionuar, ndërsa nënvizoi se "sa për racë, ka vetëm një: njeriu".

Postimi i plotë

Helena është Helenë, e bardhë apo e zezë më qenë

Ka shpërthyer debat i madh për Helenën e Trojës së filmit të fundit Odiseu (The Odyssey , 2026) të  Christopher Nolan dhe së shoqes, Emma Thomas.

Pa le janë fyer ca se Helena tani qenka me ngjyrë.

Arti nuk është politikë!

E të mendosh se në ç’shijë është kjo botë kur beson se mes këtyre të dyjave, Helena e klishesë sonë, ajo e bardha, është më e bukur!

Thjesht ridimensiononi konceptin e vjetëruar të së bukurës!

Sa për racë, ka vetëm një: Njeriu!

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos