Në përgjigje të deklaratave të deputetit demokrat Xhelal Mziu, i cili tha se është tetëfishuar numri i të punësuarve në administratën vendore dhe lokale, eksperti i reformës territoriale të PS-së, Aldo Merkoçi, mbrojti në Off the Record mr Andrea Dangllin në A2 CNN, rezultatet e reformës së vitit 2014. Sipas tij rritja e administratës vendore ka ardhur si pasojë e zgjerimit të funksioneve të bashkive, të cilave u janë transferuar një sërë përgjegjësish të reja, përfshirë shërbimin zjarrfikës, emergjencat civile, gjendjen civile, ujësjellësit, si dhe administrimin e çerdheve e kopshteve.
“Për sa i përket financave dhe ka dy komponentë. Një është për çfarë shpenzohet dhe me të drejtë ngre një shqetësim zoti Mziu, se kam përshtypjen ka nja 10 vjet që nuk është më në pushtet lokal, i cili thotë është fryrë administrata lokale dhe në këtë në këtë në këtë vijë logjike të cilën ndjek, nuk e di pse nuk merr parasysh që patjetër që është fryrë administrata lokale sepse janë shtuar funksionet. Në momentin që shtohen funksionet duke përfshirë zjarrfikësit, emergjencat civile, gjendjen civile, ujësjellësin, mësuesit dhe gjithë administratën e parashkolloreve, çerdhe dhe kopshte, e gjithë administrata i kaloi në përgjegjësi bashkive që ishte një gjë që nuk ndodhte më përpara. Tani të gjithë këta njerëz do punojmë si çerdhe e kopshte, do i mbajmë me njerëz, zjarrfikësit, me njerëz do i mbajmë. Sigurisht që kjo ka rritur administratën”, theksoi Merkoçi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Merkoçi theksoi gjithashtu se autonomia financiare e bashkive është forcuar ndjeshëm, të ardhurat e njësive vendore janë rritur me rreth 70% krahasuar me vitin 2014, çka tregon se fuqia ekonomike e tyre është shumë më e madhe se një dekadë më parë
“Nga ana tjetër kur flasim për financa nuk flasim dot vetëm se çfarë shpenzojmë, por flasim dhe autonominë e tyre financiare. Autonomia financiare lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me taksat dhe taksat dhe pra të ardhurat e veta që ka çdo bashki. Të ardhurat që kanë bashkitë sot që po thoshte dhe deputeti me të drejtë të ardhurat që sot kanë bashkitë në krahasim me 2014-n janë 70% më të mëdha, më të larta. Pra sot fuqia ekonomike e bashkive është shumë herë më e lartë nga ç’ ishte në 2014”. (A2 Televizion)