Reforma Territoriale, Teliti: Kemi ide dhe i hedhim në komision, por mazhoranca ka prishur planin e punës

Nga A2 CNN
21 Korrik 2026, 21:58 | Politikë

Dorjan Teliti, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, deklaroi se PD-ja ka idetë e saj për Reformën Territoriale, por është mazhoranca ajo që ka prishur planin e punës së komisionit bipartizan për këtë reformë.

“Opozita ka vizionin e vet. Kemi kontakte me njerëzit, kemi përfaqësuesit tanë në çdo këshill bashkiak. U vendos për një komision bipartizan, që gjeti dakordësinë për një kalendar pune që do kishte produkt final hartën. I kemi ne idetë tona, i hedhim në tavolinë. Ka komision të përbashkët bipartizan. Idetë tona hidhen në tryezë sipas një plani pune që është rënë dakord. Kush e ka prishur planin e punës? Jemi ne që po kalojmë nga pika 4 në pikën 16 të rendit të komisionit? Apo mazhoranca? Ka pasur një dakordësi për rrugën që do ndiqet. Ka dalë nga rruga mazhoranca socialiste. Nuk do pyesë qytetarët e Tiranës, nuk do bëjë konferencën ndërkombëtare, nuk do pyesë ekspertët e autoriteteve lokale… Ne kemi variantet tona, kemi qëndrimin tonë politik: neve jemi në tryezë të barabartë me palën tjetër dhe jemi për respektimin e kalendarit të dakordësuar.

“Kemi idetë tona, por ato do hidhen në komision. Pse nuk i pëlqen mazhorancës që të flasë për njerëzit? Vetëm për paratë, mendjen te paraja e kanë. Si të vjelin më shumë taksa, si t’i rrisin taksat, si të rrisin çmimin e ujit, dhe pastaj na flasin për efikasitet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos