“Gënjen”, debat Mziu-Jahaj mbi ujësjellësat rajonalë: Është rritur çmimi!

Nga A2 CNN
21 Korrik 2026, 21:22 | Politikë

Deputeti i Partisë Socialiste, Klevis Jahaj, dhe ai i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, u përplasën në studio mbi ujësjellësat rajonalë.

Debati i zhvilluar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN:

Jahaj: Ka pasur ujësjellësa që nuk nxirrnin fatura të fiskalizuara.

Mziu: Gënjen! Absolutisht gënjen!

Jahaj: Po si më thua “gënjen”? Do ta marrësh mbrapsht këtë fjalë.

Mziu: Në 15 ujësjellësat rajonalë, është rritur çmimi!

Jahaj: Unë nuk bie pre e këtij diskutimi. Nuk është me të bërtitur kjo punë.

Mziu: Kur ka ekonomi shkalle, dy janë treguesit e kësaj ekonomie.

Jahaj: Ti nuk e di çfarë është ekonomia e shkallës, po lëre tani…

Mziu: Po çfarë flet ti ore? Qenke injorant fare ti! Shohim treguesit, ulet fuqia punëtore dhe ulen tarifat normalisht. Dhe për pasojë rritet shërbimi i qytetarëve. Por, këtu ka ndodhur e kundërta dhe ndaj unë e sfidoj. Në 15 njësitë vendore, që kur është rajonalizimi e deri më sot, kemi rritje të tarifës dhe rritje të fuqisë punëtore. Të dyja këto shkojnë në kahun e kundërt të ekonomisë së shkallës.

Jahaj: Këtu nuk kemi ardhur të etiketojmë njëri-tjetrin. Nuk më thua dot “gënjen” sepse nuk gënjej. Me këtë të ujësjellësit është abuzuar shumë. Është marrëveshje 10-vjeçare.

Mziu: Po çfarë marrëveshje ore?

Jahaj: Më dëgjo se mbase e mëson. Ka marrëveshje me Ministrinë e Infrastrukturës dhe të gjithë bashkive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos