Rama nuk tërhiqet: Paketa e maleve për investime nga banorët e zonës

Nga Fjorela Beleshi
21 Korrik 2026, 19:19 | Politikë

Protestuesit dhe opozita i kanë kërkuar anulimin e paketës së maleve me argumentin se me këtë projekt qeveria synon të ndihmojë investitorët e mëdhenj dhe jo banorët e zonës.

Për t’u dhënë përgjigje këtyre akuzave, kryeministri udhëtoi drejt Thethit, në një pronë shtet për të cilën një qytetar ka aplikuar për të përfituar nga Paketa e Maleve. Duke marrë shembull këtë projekt, Kryeministri tregoi edhe një herë se si do të shkojë procesi deri në marrjen e pronësisë. 

Kryeministri Rama thotë se është keqkuptuar jo vetëm për Paketën e Maleve, por edhe kur iu tha banorëve të Thethit gjatë fushatës elektorale se do të legalizojnë objektet që nuk kishin një dokument pronësie. “Unë ju thashë do të legalizoj ato që ishin të palegalizuara, jo të bënit ndërtime të reja”. 

Drejtoresha e Kadastrës tregoi edhe bilancin e kullave në vend që kërkojnë çertifikatën e pronësisë. 

Ministri i Infratrukturës dhe Energjisë, njëkohëshisht edhe drejtues politik i PS-së në Shkodër, u tregoi projektet e reja që do të furnizojnë zonën me energji. 

Ndërsa po hyjmë në një vit zgjedhor, politika nis premtimet edhe për projektet e radhës. Brenda 2 javësh sipas shefit të qeverisë nis puna për rrugën e Dukagjinit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos