Në një kohë kur kërcënimet kibernetike dhe tentativat për mashtrime online po shtohen çdo ditë, mbrojtja e të dhënave personale mbetet një sfidë kryesore për secilin përdorues të internetit.
Në një intervistë për gazetaren Adelina Jonuzi për emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, ekspertja e IT-së Esmeralda Kazia ka renditur hapat kryesorë që duhet të ndjekë çdo qytetar për të garantuar sigurinë e llogarive të tij digjitale, duke e krahasuar mbrojtjen kibernetike me rregullat elementare të sigurisë në jetën e përditshme.
Ajo këshillon të mos përdoret i njëjti fjalkalim, ai të përmbajë karaktere të ndryshme, dhe autentifikim me dy apo më shumë faktorë.
“Duhen fjalëkalime të forta, autentifikim me dy apo më shumë faktorë, dhe kujdesi ndaj mashtrimeve që është primari, janë rripi i sigurimit të jetës sonë digjitale. Janë këto detaje që bëjnë diferencën sot. Fjalëkalimet duhet të përmbajnë shumë germa, karaktere, numra. Mos të ketë fjalë me kuptime, sepse kjo e bën më të lehtë për t’u thyer nga sulmuesit, dashakeqë. Duhet të keni kujdes që të mos e ndani kodin me të tretë sepse i keni hapur derën rrezikut. Nuk duhet të përdorim të njëjtin password sepse krijon efekt zinxhirë, domino. Duhet të përdorim passworde të ndryshme, me karaktere të ndryshme dhe të verifikojmë gjithmonë burimet, email-et, mesazhet, çdo gjë tjetër”.
(A2 Televizion)