Një vit nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së pensioneve me Italinë, mijëra aplikime ende në pritje

Nga Marjo Brakaj
21 Korrik 2026, 15:25 | Ekonomi

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë ka hyrë në muajin e 13-të të zbatimit, por shifrat në realitet nuk janë kaq optimiste.

“Interesi i qytetarëve ka qenë shumë i madh që në momentin kur marrëveshja hyri në fuqi. Ka pasur një numër të konsiderueshëm aplikimesh, sepse shumë persona kanë pritur prej vitesh që periudhat e tyre të punës të njiheshin dhe të mos humbnin kontributet e derdhura në Itali. Problemi që kemi evidentuar lidhet me kohën e përpunimit të dosjeve dhe me faktin që shumë aplikantë janë ende në pritje të një përgjigjeje përfundimtare”, thotë për A2 CNN Beskida Aliaj, Patronato INAS CISL.

Shumë aplikime dhe pak përfitues si pasojë e burokracive dhe vonesave... kështu mund të përmblidhet në një fjali ecuria 12-mujore e zbatimit të marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Interesi i qytetarëve ka qenë shumë i madh që në momentin kur marrëveshja hyri në fuqi. Ka pasur një numër të konsiderueshëm aplikimesh, sepse shumë persona kanë pritur prej vitesh që periudhat e tyre të punës të njiheshin dhe të mos humbnin kontributet e derdhura në Itali. Problemi që kemi evidentuar lidhet me kohën e përpunimit të dosjeve dhe me faktin që shumë aplikantë janë ende në pritje të një përgjigjeje përfundimtare”, thotë Aliaj.

Ndërkohë marrëveshja nga e cila përfitojnë jo vetëm pensionistë e pleqërisë, por edhe ata invaliditetit apo ata që kanë marrë leje si pasojë e sëmundjeve apo lindjeve pritet të marrë një tjetër hov në gjysmën e dytë të vitit.

“Pjesa më problematike ka qenë komunikimi mes institucioneve dhe koha që i është dashur çdo praktike për të kaluar të gjitha hallkat e nevojshme. Një qytetar mund të ketë dokumentacionin e plotë, por nëse verifikimi i viteve të punës dhe kontributeve zgjatet, atëherë edhe përfitimi i pensionit shtyhet. Kjo ka krijuar pritje dhe pasiguri për shumë familje”, thotë Aliaj.

Në dokumentin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë vlerësohet se nga marrëveshja do të mund të përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë dhe 4 mijë italianë. Për të bërë të zbatueshme njohjen e pensioneve me Shqipërinë, qeveria italiane ka parashikuar një fond prej 136 milionë eurosh për ta deri në vitin 2032. Buxheti i dedikuar nis me 7.6 milionë euro për vitin e parë të aplikimit dhe mbyllet me 20.3 milionë në fund të këtij planifikimi buxhetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos