“S’ka më temperatura ekstreme, freskohet moti”, kushtet atmosferike për ditët në vijim

Nga A2 CNN
21 Korrik 2026, 09:22 | Aktualitet

Pas temperaturave përvëluese të ditëve të fundit, moti në Shqipëri pritet të pësojë një freskim të ndjeshëm duke nisur nga dita e mërkurë. Meteorologia Tanja Porja, në një lidhje për emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, tha se sot do të mbizotërojë mot i kthjellët me temperatura shumë të larta, por në vijim termometri do të shënojë ulje graduale.

Diell dhe temperatura të larta gjatë ditës së sotme. Vranësiat do të jenë krejt të lehta dhe kalimtare deri vonë pas dite kur presim fuqizim të vranësirave dhe prezencë e rreshjeve krejt të pakta dhe afatshkurtra në zonat kufitare në veri të territorit shqiptar. Ndërkohë nesër dhe në vijim presim freskim të ndjeshëm të kushteve të motit.

Që nga mesdita e nesërme termometri zbret me 4-5 gradë. Pra nga 39-40 maksimumi që presim në ditën e sotme se kemi jo më shumë se 35 gradë celsius, maksimum ky i cili pritet pikërisht në zonën Elbasan-Berat aty ku pritet dhe sot maksimumi vijon dhe nesër rreth 35 apo lehtësisht mbi 35°C maksimumi në rang territori. Vijon rënja e lehtë e temperaturave për mesditën e së enjtes.

Më pas e premtja dhe fundjava në kushte termike mjaft të favorshme, pra me një mjaft të freskët në orët e mëngjesit, por edhe në orët e mesditës, ku maksimumet zbresin në 30 gradë celisius, ndërsa vlerat minimale, nesër mëngjesi vijon pak a shumë në të njëjtat vlera termike me një rënjë krejt të lehtë të vlerave termike. Është dita e enjte e cila sjell tre të paktën 3 gradë rënje në mëngjes.

Një mëngjes mjaft i freskët ky i së enjtes,  ndërsa e premtja dhe deri të dielën mëngjese mjaft të freskëta, pasi vlerat minimale në rang territori zbresin 8 apo 9 gradë për mëngjesin e së shtunës, një mëngjes mjaft i freskët”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos