"Na kërkoi 2 mln euro garanci" Kanye West dhe J.LO përplasin ministrin Gonxhja me opozitën

Nga Indrit Maraku
21 Korrik 2026, 15:08 | Politikë

Dhjetë ditë pas koncertit të Kanye West, debati për financimin e tij mbetet i hapur. Opozita kërkon llogari për 4.3 milionë eurot e dhëna nga qeveria, ndërsa ministri Blendi Gonxhja mbron investimin si të dobishëm për turizmin. Ai njoftoi gjithashtu se koncerti i Jennifer Lopez në Tiranë është anuluar.

Jehona e koncertit të reperit amerikan Kanye West vijon të dominojë debatin politik edhe dhjetë ditë pas zhvillimit të tij në Shqipëri. Opozita kërkon transparencë për 4.3 milionë eurot e akorduara nga qeveria, ndërsa ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e mbron vendimin duke argumentuar se ishte një investim i domosdoshëm për mbrojtjen e imazhit të vendit dhe promovimin e turizmit.

“Sinqerisht mua më dhimbsen ata njerëz që kanë firmosur këto akte sepse do të përfundojnë në SPAK”, tha Ina Zhupa, kryetare e Komisionit, KTD.

“Vendi ka përfituar më shumë para nga sa ka nxjerrë nga arka e shtetit. Eventi është kryer, ishte i suksesshëm, nga pikëpamja e logjistikës dhe e datës, orës, pjesëmarrjes e të tjerë. Ne kemi një event të kryer. Kështu që ne…” u shpreh Blendi Gonxhja, ministër, MTKS.

Ministri Gonxhja akuzoi se suksesi i koncertit u vu në pikëpyetje nga opozita dhe protestuesit ndaj qeveria u detyra të jepte 4.3 milionë euro.

“Tani të lutem më shpjego, pse është nevojë, pse është urgjencë dhe pse këto para të qytetarëve shqiptarë që mund të ishin përdorur realisht në emergjencë… realisht sepse Shqipëria zoti Gonxhe, ju jeni deputet i Tiranës…”, theksoi Ina Zhupa, kryetare e Komisionit, KTD.

“Vendi ka përfituar më shumë para nga sa ka nxjerrë nga arka e shtetit. Eventi është kryer, ishte i suksesshëm, nga pikëpamja e logjistikës dhe e datës, orës, pjesëmarrjes e të tjerë. Ne kemi një event të kryer. Kështu që ne…”, u shpreh Blendi Gonxhja, ministër, MTKS.

Nga Komisioni për Diasporën dhe Kulturën, ministri Gonxhja dha lajmin dhe shpjegoi arsyet për anulimin e koncertit të artistes amerikane Jennifer Lopez që përflitej se do të zhvillohej në muajin shtator në tiranë.

Zhupa: Do i jepni 4.3 milionë euro edhe asaj?

“Jo. E kemi refuzuar për momentin se kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta. E kemi refuzuar se nuk ia japim dot 2 milionë euro. Kjo është kostoja e destabilizimit të vendit. Për ata që e duan JLo në Tiranë, ta dinë që nuk e japim dot këtë garanci sepse na është dukur e pamundur për t’ia ofruar”, tha Blendi Gonxhja, ministër, MTKS.

Ministri Blendi Gonxhja hodhi akuza të forta për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj atyre që po vlerësojnë negativisht bizneset. Për të mbështetur këto argumente ai solli shifrat e qershorit ky hyrjet e turistëve u ngadalësuan lehtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos