Shahu bashkon tre qytetet e Liqenit të Ohrit në një kampionat ndërkufitar. Për herë të parë, sportistë të të gjitha grupmoshave nga Pogradeci, Ohri dhe Struga u bënë pjesë e një kampionati të përbashkët, të organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shahut.
Pjesëmarrësit u shprehën entuziastë për këtë format tëri ndërkufitar, duke vlerësuar mundësinë për të garuar me sportistë nga vendet fqinje.
Në përfundim të kampionatit, vendin e parë e fitoi skuadra e Strugës.
Ky ishte edicioni i parë i kampionatit ndërliqenor të shahut që bashkoi tre qytetet e Liqenit të Ohrit. Edicionet e ardhshme pritet të zhvillohen fillimisht në Ohër dhe më pas në Strugë, duke forcuar më tej këtë traditë të re sportive dhe bashkëpunimin ndërkufitar. (A2 Televizion)