Afatet e paraburgimit, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin Erion Veliajt

Nga Igli Çelmeta
21 Korrik 2026, 13:51 | Kronikë

Afatet e paraburgimit, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin Erion Veliajt

Gjykata e Lartë i ka rrëzuar rekursin Erion Veliajt që u ankua për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Që prej 10 shkurtit, Veliaj ndodhet në qeli dhe po hetohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash, mos deklarim ose fshehje pasurie, si dhe futja e sendeve të paautorizuara në ambientet e paraburgimit.

Në hetim nga Spak është edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa e cila ndodhet me masë sigurie detyrim paraqitje. Po me këtë masë janë duke u hetuar edhe 5 biznesmenë të tjerë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos