Shtyhet për në shtator gjyqi për Erion Isain

Nga Igli Çelmeta
21 Korrik 2026, 11:12 | Kronikë

Shtyhet për në shtator gjyqi për Erion Isain

Është shtyrë për më 9 shtator gjyqi për krybashkiakun e Kolonjës Erion Isai.

Më shtator GJKKO do të vendosë nëse e pranon kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të dosjes, do ta kthejë pas për plotësim hetimesh ose do ta pushojë çështjen.

Sot ishte seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së, që akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për një hetim mbi 3 procedurash prokurimi në vitin 2020 që në total e kalojnë vlerën e 30 milionë eurove.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos