Betonierja ra nga mbikalimi, zbardhet dinamika e aksidentit të rëndë në Sauk

Nga A2 CNN
22 Korrik 2026, 17:38 | Kronikë

Betonierja ra nga mbikalimi, zbardhet dinamika e aksidentit të

A2CNN ka zbardhur dinamikën e aksidentit të rëndë të ndodhur në Sauk, kur një kamion ra nga mbikalimi në autostradë.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi se automjeti tip Audi dhe betonierja po udhëtonin nga Lundra në drejtim të rrethrrotullimit të TEG-ut. Dyshohet se Audi ishte me shpejtësi të lartë dhe është përplasur me betonieren, që ka humbur drejtimin dhe më pas është përplasur me barrierat metalike të rrethrrotullimit, që i ka çarë, duke përfunduar në pjesën e poshtme të mbikalimit.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i betonieres humbi jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos