
Të dënuarit me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiut, i është gjendur sërish aparat celulari në burgun e Drenovës, raporton gazetari Armand Bajrami.
Kujtojmë që në fund të vitit 2024, Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me burg të përjetshëm të Haxhiut.
I njohur si “rivali” i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës, Haxhiu akuzohet për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut në Lushnjë në vitin 2017. (A2 Televizion)