
Kapiteneria e Portit Sarandë ka ndërhyrë pas një sinjali për ndihmë të marrë rreth orës 18:15 nga veliera S/Y “Mo Roccan In The Free World”, e cila, për shkak të një defekti në motor, po afrohej drejt cektinës.

Në ndihmë u dërgua skafi i Kapitenerisë dhe inspektori i saj, të cilët asistuan velierën me një shtetas amerikan në bord, si edhe një mjet tjetër lundrues që kishte pësuar gjithashtu defekt.

Të dy mjetet u shoqëruan drejt një zone të sigurt ankorimi. Kapiteneria u bën apel drejtuesve të mjeteve lundruese të kryejnë kontrollet teknike përpara çdo lundrimi, për të shmangur situata të ngjashme.

(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )