Protesta shtoi një tjetër ditë, duke u afruar për gati dy muaj, me qytetarët në shesh që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Pas bashkimit në sheshin para godinës së Kryeministrisë, përveç pankartave dhe thirrjeve të pandryshuara, në ditën e 53 disa prej pjesëmarrësve në protestë, me maska me fytyrat e politikanëve, improvizuan ndarjen e hartës së Shqipërisë, duke ironizuar propozimin e mazhorancës për Reformën Territoriale, shkruan A2.
Nuk mungoi as vallja me maskat e politikanëve.
Ndërkohë, një pjesë tjetër shkruajtën me gëlqere në rrugën e bulevardit “Jo ligje pa ne, për ne”.
Pas mbylljes së fjalimeve, protestuesit marshuan si çdo natë në rrugët e kryeqytetit dhe bënë thirrje për pjesëmarrje dhe bashkim në orën 8:30 të mëngjesit, në protestën para Parlamentit. (A2 Televizion)