“Po burokratizohet procesi i BE”, Krasniqi: Politika ka nevojë për të rinj që mendojnë ndryshe

Nga A2 CNN
22 Korrik 2026, 22:26 | Politikë

“Politika ka nevojë për të rinj që mendojnë ndryshe, që e shohin Shqipërinë më me shumë dashuri, sesa ata që i kemi provuar që e shohin veten me një mision qytetar shumë më të madh dhe më strategjik sesa ata që kemi provuar gjatë tranzicionit”. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN politologu Afrim Krasniqi, sipas të cilit procesi i integrimit po burokratizohet dhe ka rrezik të kthehet në boomerang.

“Dhe nuk mjafton ne këtu të themi Rama i gabuar, Berisha i gabuar, Nano i gabuar, ku di unë, Hoxha i gabuar, Ramiz Alia i gabuar, Zogu i gabuar. Pyetja është çfarë ne jemi në gjendje të ofrojmë diçka ndryshe dhe mirë kuptojmë gabimet e tjerëve, por kush është aftësia jonë ndërtuese? Dhe në debatin që ndodh në PS dhe në debatin që ndodh në PD mungon ky komponent. Nuk ka komponent se si ne mund t'i bëjmë gjërat ndryshe. Nuk ka propozime për këtë gjë. Nuk ka dialog me shoqërinë për këtë gjë dhe edhe ky procesi i BE-së ka rrezik që të na kthehet në boomerang, sepse po burokratizohet procesi. Ftesa që na bëhet është që mos diskutoni se kjo është gjë teknike. Merret ekipi negociator, kur ky është proces për Shqipërinë, proces për shoqërinë, proces për shtetin, proces edhe për ne e për fëmijët tanë në raport me Europën”, theksoi Krasniqi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij, politika shqiptare nuk i ka lejuar gjeneratat e reja të sjellin ide të reja, por ka kërkuar prej tyre të ndjekin të njëjtat modele të vjetra.

“Kështu që ftesa ime e fundit është le të flasim për atë për të cilën ne kemi mandat dhe le të flasim për atë për të cilën ne kemi aftësi për ta bërë gjërat ndryshe në këtë vend, gjë që nuk i kanë bërë brezat para nesh. Kam frikën që politika ka kërkuar si motrën e vet te gjenerata tjetër dhe nuk ka pranuar që gjenerata tjetër të sjellë energji të reja për ta ndryshuar këtë vend dhe kjo ishte një humbje madhe dhe strategjike në aspektin e politikës”.

Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, Krasniqi tha se debati politik në Shqipëri është larguar nga çështjet themelore dhe është përqendruar te konfliktet e përditshme, ndërsa mungon një vizion afatgjatë për zhvillimin e vendit.

 “Debati më i mirë që mund të bënin shqiptarët sot është: çfarë parlamenti duam, çfarë qeverisjeje duam, çfarë sistemi ekonomik duam, çfarë raporti të qytetarit me vendimmarrjen duam dhe cilët sektorë duhet të jenë prioritet për zhvillimin ekonomik të vendit”, u shpreh ai.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos