Deri në 2030, paga si të NATO-s! Rama: Sot kemi ushtarakët më të mirëpaguar në rajon

Nga A2 CNN
22 Korrik 2026, 23:32 | Politikë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Sipas kreut të qeverisë, ushtarakët në vendin tonë janë më të mirëpaguarit në rajon, ndërsa rritja e pagave do të vijojë me objektivin që deri në vitin 2030 niveli i tyre të arrijë mesataren e NATO-s, shkruan A2.

Rama njoftoi se po punohet në raundin e fundit për miratimin e statusit të ushtarakut, i cili pritet të zyrtarizohet së shpejti.

“Ne kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit dhe nuk do të ndalemi në asnjë vit së rrituri të pagave të tyre, sepse ambicia është që në Shqipëri në 2030 Forcat tona të Armatosura të jenë të paguara sa mesatarja e forcave të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe nga ana tjetër përkujdesja jonë për ushtarakët shkon përtej thjesht dhe vetëm shpërblimit me pak, përtej thjesht dhe vetëm motivimit tyre profesional me investime, sepse më në fund ne jemi fare pranë realizimit edhe të një zotimi tjetër për statusin e tyre. Gjithçka është gati. Është raundi i fundit i boksit mes ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit të Financave, por në këtë rast unë jam me ministrin e Mbrojtjes”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos