Shpenzimet si detyrim ndaj NATO, Nufi: Shqipëria, marrëveshje me SHBA për pajisje ushtarake

Nga Fjorela Beleshi
22 Korrik 2026, 23:39 | Politikë

Pas miratimit në Këshillin e Ministrave, javën e ardhshme Shqipëria pritet të firmosë një marrëveshje me SHBA për një hua prej 302 milionë dollarësh amerikanë për fushën e mbrojtjes.

Ministri Ermal Nufi tregoi se kjo kredi do të sherbejë për marrjen e pajisjeve për modernizimin e Forcave të Armatosura, shkruan A2.

Dokumenti, sipas burimeve, do të kalojë për miratim në seancën e 30 korrikut, por gjithashtu do të sherbejë për të rritur shpenzimet në fushën e mbrojtjes, krahas buxhetit të alokuar për këtë ministri.

Me këtë mënyrë, Shqipëria siguron që të arrijë shpenzimet e duhura të kërkuara nga NATO në fushën e mbrojtjes, duke i dhënë një garanci Aleancës që samiti i ardhshëm të mbahet në Tiranë.

Javën e ardhshme qeveria pritet të miratojë edhe vendimin për numrin e trupave në Gaza dhe zonën ku do të alokohet.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos