
Kryedemokrati Sali Berisha u ndal te prishja e paktit për Reformën Territoriale, duke u shprehur se Rama ka të njëjtin skenar edhe për Reformën Zgjedhore. Duke folur para mediave, Berisha tha se PD është për një model ku përfshihen 90 deri në 110 bashki, ku të shtohen komunat.
“Ne kemi projektin tonë i cili ka një numër bashkish nga 90 në 110, por shtohen komunat. Ne nuk themi që të shkojmë te modeli i mëparshëm, sepse ka ndryshime demografike, por ne kërkojmë rikthimin e komunave, mbi bazën e kritereve demografie. Ose aty ku kanë qenë 2-3 komuna mund të krijohet një komunë. Ne kemi bërë një punë serioze, por kjo s’u lejua, sepse Rama s’e do reformën. Edi Rama s’pranon asgjë përveç asaj që mendon vetë. Ju garantoj që Edi Rama ka të njëjtin skenar për Reformën Zgjedhore”, tha Sali Berisha. (A2 Televizion)