Reforma territoriale, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e mandatit të komisionit parlamentar

Nga A2 CNN
23 Korrik 2026, 11:11 | Politikë

Reforma territoriale, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e

Deputetët e Partisë Socialiste rrëzuan me 82 vota kundër zgjatjen e komisionit parlamentar për reformën territoriale.

Sipas bashkëkryetarit demokrat të komisionit, Luçiano Boçi, puna e tij duhet zgjatur pasi nuk kishte përfunduar misioni për të cilin ishte ngritur. “Nuk janë dëgjuar të gjithë kryebashkiakët, nuk është folur për 1/3-tën e Shqipërisë, Tiranën”, tha ai, përcjell A2 CNN.

Por kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, hodhi poshtë këtë pretendim, duke thënë se kjo çështje duhet të ishte diskutuar në seancën e kaluar. “Ai tren ka ikur tashmë”, tha Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos