
Protestuesit janë grumbulluar sërish dhe janë afruar para Parlamentit, pasi policia shpërndahu turmën duke u hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Ndërkaq rreth orës 10:30 nisi edhe seanca plenare, ndërkohë që më herët deputetët hynë në Parlament nga zona e pedonales.
Pikërisht në momentin e hyrjes së ligjvënësve pati përshkallëzim të situatës, ku protestuesit tentuan të çajnë kordonin policor, duke hedhur vezë, domate dhe sende të forta në drejtim të “bluve”.
Dy efektivë policie dhe dy protestues raportohet se mbetën të lënduar pas përplasjeve. (A2 Televizion)