
Prej disa minutash kanë nisur reshjet e breshrit në fshatrat Braçanj dhe Ziçisht të Devollit.
Reshjet e breshrit kanë qenë të konsiderueshme ndërsa mendohet të jenë sjellë dëme në bujqësi, si në misër, fasule dhe zarzavatet.
Pritet që grupet e punës nga emergjencat civile të dalin në terren për të konfirmuar sasinë e dëmeve. Juglindja ka disa minuta që është përfshirë nga stuhia.

(A2 Televizion)