Policia në shtetin amerikan të Konektikatit iu përgjigj një telefonate të pazakontë për një “mysafir” të padëshiruar.
Këtë herë, i dyshuari nuk ishte një person, por një gjarpër. Një familje në qytetin Granby kërkoi ndihmën e policisë këtë javë, pasi zbuloi në banjë një gjarpër, me gjatësi rreth 1.2 deri në 1.5 metra.
Efektivët e larguan në mënyrë të sigurt zvarranikun dhe e zhvendosën në një habitat më të përshtatshëm. Sipas ekspertëve të zvarranikëve, gjarpërinjtë e kësaj specieje hyjnë shpesh në banesa duke ndjekur erën e brejtësve, që janë një nga burimet e tyre kryesore të ushqimit. (A2 Televizion)