“Lumenjtë dhe zogjtë nuk njohin kufij!” Prezantohen prerjet e reja të kartëmonedhave euro

Nga Xhevahir Qardaku
24 Korrik 2026, 15:33 | Bota

Shpirti i Europës i printuar në letrën që lëviz ekonominë e Bashkimit Europian. Presidentja e bankës qendrore europiane, Kristin Lagard, zbuloi printimet në prerjet e reja të kartëmonedhave për eurozonën në Frankfurt.

Publiku do të ketë mundësinë që të zgjedhë mes dizajnëve ku përfshihen figura të njohura si Leonardo da Viçi, Beethoven, Servantes e të tjera, duke dhënë përshtypjet e tyre në një anketë deri më 21 shtator. Finalistët e përfshirë në anketë janë si rezultat i një gare ku morën pjesë mbi 1200 aplikantë.

25 prej tyre janë ftuar që të krijojnë dizajne për një apo të dyja nga temat: Kultura europiane; lumenj dhe zogj”, njoftoi Banka Qendrore. “Lumenjtë dhe zogjtë nuk njohin kufij”, nënvizoi Lagard. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos