Cikël i ri bombardimesh ndaj Iranit, Teherani refuzon armëpushimin, Trump: Do përdorim asetet e ngrira

Nga Rosalba Bejdo
24 Korrik 2026, 10:34 | Bota

Nuk ka pushim në luftën mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Për të 13-tën natë radhazi ushtria amerikane ndërmori një valë sulmesh kundër Republikës Islamike, duke shkaktuar 4 viktima dhe 5 të plagosur sipas mediave iraniane.

Komanda qendrore Centcom bëri të ditur se cikli i ri i bombardimeve synonte dobësimin e aftësisë së Iranit për të kërcënuar anijet civile në ujërat rajonal. Në shënjestër u vunë  ndër të tjera qendra të komandos, depo dronësh, rrjete komunikimi dhe infrastrukturë e marinës.

Ndërkohë forcat e armatosura iraniane shënjestruan baza amerikane në Bahrein dhe Jordani. Sulmet e reja vijnë teksa presidenti Donald Trump tha se do të përdorte asetet Iraniane të konsifkuara nga SHBA për të paguar dëmet qe i shkaktohen anijeve tregtare.

Duke filluar nga ky moment, çdo dëm i shkaktuar anijeve, ngarkesave ose çdo gjëje që lidhet me to, do të dëmshpërblehet nga fondet iraniane që ndodhen në zotërim dhe nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara. Këto dëme mund të jenë shumë të mëdha, por megjithatë, kjo është zgjidhja e drejtë.

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi e cilësoi masën e njoftuar nga Trump si një precedent të rrezikshëm ndërsa kërcënoi të mbajë përgjegjës çdo vend që ndihmon SHBA.

Ata që e festojnë ose përfitojnë nga këto fonde duhet të mbajnë mend: sapo qeveritë ta normalizojnë konfiskimin e aseteve, askush nuk do t'i ketë më të sigurta pasuritë e veta.

Sipas Nju-Jork Times Teherani ka refuzuar një propozim për armëpushim nga shtetet e bashkuara, i prezantuar nga Iraku teksa nuk është i gatshëm të heqë dorë nga kontrolli i Hormuzit.

Përplasjet e reja pasojnë pretendimet e rebelëve Huthi të mbështetur nga Irani për goditjen e dy cisternave saudite në detin e kuq, çka rrit kërcënimet për tregtinë globale të naftës. Më herët Trump premtoi ndëshkim të madh ushtarak për sulmet e ndërmarra nga huthët dhe Irani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos