U godit nga skafi në Vlorë, 17-vjeçari transportohet me urgjencë drejt Traumës në Tiranë

Nga Edi Ruçi
24 Korrik 2026, 09:48 | Kronikë

U godit nga skafi në Vlorë, 17-vjeçari transportohet me

17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u godit nga helikat e një skafi në det, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

I mituri ka pësuar dëmtime të shumta në trup dhe gjymtyrë si pasojë e goditjes nga helikat e skafit. Fillimisht ai mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mjekët arritën t’i ndalonin hemorragjinë dhe ta stabilizonin për transport.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe plagëve të marra, 17-vjeçari është dërguar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos