Vrau ish-vjehrrin, 35-vjeçari lë të lirë ish-bashkëshorten që e mbante peng, po negociohet për dorëzimin e tij

Nga Çaku Tafa
24 Korrik 2026, 10:21 | Kronikë

Vrau ish-vjehrrin, 35-vjeçari lë të lirë

35-vjeçari Nertil Buzi ka lënë të lirë ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. Plaka, të cilën e mbante peng prej disa orësh. Sakaq po negociohet që të dorëzohet dhe autori i cili është i rrethuar nga forcat e policisë.

Rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm Nertil Buzi dyshohet se vrau me armë zjarri ish-vjehrrin Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka, si dhe mori peng ish-bashkëshorten e tij, duke u larguar nga vendngjarja me makinë.

Sipas dëshmive të të afërmeve të viktimës për A2CNN, 35-vjeçari ishte arrestuar edhe herë të tjera nga Policia e Fierit, por ishte lënë i lirë nga Prokuroria.

Po ashtu të afërmit e viktimës pretendojnë se autori kishte kërcënuar me armë zjarri ish-bashkëshorten, dhe ngjarja e rëndë e ndodhur sot, ishte e paralajmëruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos