
Në Gjykatën Administrative, në çështjen e ngritur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kundër prokurorit të SPAK, Ols Dado, ka bërë kërkesë që të jetë palë në gjyq një ish-prokuror, Tom Dedaj, i cili pretendon se ëhtë larguar nga puna për t’i hapur vend në sistemin e drejtësisë pikërisht Dados.
Dedaj: Më hoqën mua si prokuror dhe vunë Ols Dadon. Kurrë nuk e mora vesh për çfarë jam hequr. Unë e kam hapur një vend atje në mënyrë të paligjshme. Përkon kokë më kokë.
Gjyqtari: Nëse Ols Dado shkarkohej nga detyra, ti çfarë interesi ke?
Dedaj: Do të vendosej ligji në vend. Një veprimtari që merr në qafë njerëzit e tjerë.
Gjyqtari: Çfarë të lidh me aktin.
Dedaj: Më hoqën për mospëmrbushje detyrash. Ina Rama më ka shkarkuar apostafat. Nëse hiqet nga detyra, do kërkoj dëmshpërblim. Unë s’e kam marrë vesh për çfarë më hoqën, do ishte fantastike… Ja ta tregoj unë interesin tim. Zinxhiri i personave që kanë marrë pjesë në këtë veprimtari kriminale, sot janë në postet më të larta të shtetit. I kam shkruar unë aty. Mora rrogën kur më riktheu në punë Gjykatën e Lartë. Isha ndër prokurorët me rezultatet më të mira në punë, s’di pse më hoqën. Interesi personal është i pari.
Gjyqtari: Nëse shkarkohet Ols Dado çfarë interesi ke ti?
Dedaj: Do dilte arsyeja përse më ka hequr mua.
Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca: Kërkesa e ish-prokurorit duhet pranuar. Duhet të jetë i legjitimuar në proces.
Erion Veliaj: Si kryetari i Bashkisë Tiranë, paditësi e ka adresën në Tiranë, është qytetar i Tiranës, besoj të legjitimohet si qytetar. Po flas në emër të bashkisë, duke qenë se ky shtetas ka informacion që Ols Dado është paguar për t’u përdorur për rastin Veliaj, kjo ka interes. Dua të di sa është paguar Ols Dado. Duke qenë se po na kontrollohen edhe lodrat e fëmijëve te shtëpitë e gjyshërve. Si kryetar i bashkisë, kërkoj që zotëria të legjitimohet dhe të na tregojë sa është paguar Ols Dado për rrëmbimin e kryetarit të bashkisë.
Dedaj: Ore këta njerëz janë në punë sot. Këta janë kamikazët e sistemit. Kur vendosi Gjykata e Lartë, s’më morën në punë. Si e gjetën vendin për Ols Dadon. Është një bosht i mirëmenduar kriminal, do doja të vendosej drejtësi.
Edhe për këtë kërkesë, avokati i Ols Dado kërkon rrëzimin nga gjykata. (A2 Televizion)