
Personi në foto është Nertil Buzi është autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë që tronditi sot Roskovecin, raporton gazetari Igli Çelmeta.
35-vjeçari dyshohet se vrau ish-vjehrrin Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka, si dhe mori peng ish-bashkëshorten e tij, duke u larguar nga vendngjarja me makinë.
Sipas dëshmive të të afërmeve të viktimës për A2CNN, 35-vjeçari ishte arrestuar edhe herë të tjera nga Policia e Fierit, por ishte lënë i lirë nga Prokuroria.
Po ashtu të afërmit e viktimës pretendojnë se autori kishte kërcënuar me armë zjarri ish-bashkëshorten, dhe ngjarja e rëndë e ndodhur sot, ishte e paralajmëruar. (A2 Televizion)