E rëndë në Gjirokastër, foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen dy mjekët pediatër

Nga Rigels Malile
24 Korrik 2026, 09:53 | Kronikë

E rëndë në Gjirokastër, foshnja humb jetën rrugës

Burime nga Policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se një ngjarje e rëndë ka ndodhur më datë 21 korrik, ku një foshnjë vetëm 7-muajshe është nisur me urgjencë në Spitalin Rajonal "Omer Nishani", por ka ndërruar jetë, fatkeqësisht, gjatë rrugës.

Për këtë arsye është nisur një hetim ndaj dy mjekëve pediatër, M. K. dhe E. K., pasi, sipas pretendimeve, kanë neglizhuar trajtimin në dy raste gjatë vizitës përgjatë muajit korrik të kësaj foshnjeje.

Lidhur me rastin, Policia e Gjirokastrës ka referuar materialet në Prokurori, ku dhe nisi procedimi penal për 2 shtetas, me detyrë mjekë pediatër në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pasi dyshohet se në dy raste, gjatë muajit korrik, kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të një foshnjeje 7-muajshe, e cila ka humbur jetën më datë 21.07.2026, gjatë transportimit në spital.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos