I jepet lamtumira e fundit policit dëshmor, familjes i dorëzohet kapela dhe certifikata

Nga A2 CNN
5 Qershor 2026, 17:15 | Kronikë

I jepet lamtumira e fundit policit dëshmor, familjes i dorëzohet

Familjarë, të afërm, miq dhe qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit efektivit Enea Mekolli, që humbi dje jetën gjatë një operacioni në fshatin Lozhan të Maliqit.

Në nderim të të ndjerit u kryen të shtëna në ajër dhe familjarëve iu dha flamuri shqiptar, si dhe kapela e certifikata e “Dëshmorit të Atdheut”.

I pranishëm në ceremoninë mortore ishte ministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe kryepolici Skënder Hita. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos