Behlul Beqaj: Bashkësia e komunave serbe duhet të shtrohet në tryezën e bisedimeve. Kurti të harrojë të kaluarën

31 MAJ 2021 4 ABSOLUT P1 PGM frame 34187 1100x620

Përfshirja e SHBA-së dhe BE-së në një veprim unik në dialogun Prishtinë-Beograd kërkon kompromis unifikues të të gjitha palëve që janë në proces dialogimi. Kështu u shpreh në studion e Absolut 4, politologu Behlul Beqaj. Sipas tij qeveria Kurti është e paorganizuar për një energji unifikuese të brendshme

“Asnjëherë deri më sot SHBA kanë qenë të përfshira në dialog po këtë herë kemi veprim unik e simultan me BE dhe fakti që po veprohet në mënyrë unike besoj që është sinergji që dialogut i jep dinamikë që kërkon kompromis unifikues të të gjitha palëve që janë në proces dialogimi.  Është fakt që qeveria e Beogradit e ka pushtetin përmes së cilit mund të marrë vendime të jashtëzakonshme duke bërë njohjen e Kosovës. Por Vuçiç und të arrihet një kompromis por jo njohje e Kosovës dhe ideja e tij ka të bëjë me marrëveshje që nënkupton normalizimin e marrëdhënieve por jo njohje reciproke. Është fakt që fitorja plebicitare e Vetëvendosjes mund të arrijnë mundësinë e ratifikimit të një marrëveshjeje. Por nuk kemi atë unifikim që ka arritur SHBA dhe BE në lidhje me dialogun. Qeveria Kurti është e paorganizuar për një energji unifikuese të brendshme”.

Beqaj thekson se bashkësia e komunave me shumicë serbe duhet të shtrohet në tryezën e bisedimeve të ardhshme, përkundër çdo alternativë tjetër, sipas tij do të ketë pasoja

“Potenciali ekziston dhe është një kontekst i volitshëm që më në fund Kosova pas kaq viteve që më tepër kanë qenë aventurë të kalojë në terren konkret të zgjidhjeve konkrete. Bashkësia e komunave me shumicë serbe është obligim që ratifikuar në Kuvend dhe duhet të jetë një dokument që duhet shtrohet në tryezën e bisedimeve të ardhshme çdo alternativë tjetër do të ketë pasoja”.

Ai i sugjeron Kurtit që të çlirohet nga kompleksi i çështjes së asosacionit, dhe të harrojë të kaluarën kur ishte kundër dialogut dhe të sillet si kryeministër i Kosovës dhe të respektojë vendimet e institucioneve të vendit në funksion të zgjidhjeve.

“Problemi është përmbajtja e dialogut, kemi trashëgimi nga ndikimi që çështja e asosacionit ka qenë një lloj trashëgimie që paraqitet si kompleks në mendjen e Kurtit. Por unë mendoj që Kurti të harrojë të kaluarën kur ishte kundër dialogut dhe të sillet si kryeministër i Kosovës dhe të respektojë vendimet e institucioneve të Kosovës dhe mos të sillet rreth çështjeve të cilat kanë një të kaluar që nuk është në funksion të zgjidhjeve të sotme. Kemi një moment unifikimi që mund të jetë sinergji  në favor të një procesi që është stërzgjatur por problem është çështja e statusit politik të Kosovës”.