Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Çejku: Dialogu ka rrëzuar disa qeveri në Kosovë, mund të rrëzojë edhe këtë

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 22:13 | Kosova
Çejku: Dialogu ka rrëzuar disa qeveri në Kosovë, mund

Ish-ambasadori shqiptar në Prishtinë, Arben Çejku, theksoi në studion e “Absolut 4” në A2, rëndësinë që ka për Kosovën dialogu me Serbinë.

“Kosova është e pavarur, por ka sovranitet të pamjaftueshëm. Sovranitetin ia bën të pamjaftueshëm mosnjohja nga 5 vende anëtare të BE-së, më pas nga vendet e tjera që me njohjen e tyre do të lejonin Kosovën të bëhej anëtare e OKB-së. Kjo mungesë sovraniteti ka cenuar edhe çështje të integritetit të brendshëm. Sa më shumë të zgjatet çështja e dialogut me Serbinë, aq më keq është për Kosovën. Pasi Serbia e ka shtetin e vet dhe e ka bërë rrugëtimin e saj, ndërsa Kosovës nuk i pret puna. Dialogu ka rrëzuar disa qeveri njëra pas tjetrës. Edhe këtë qeveri që është tani, mund ta rrëzojë ky dialog. Qeveria Kurti është e brishtë dhe e çorientuar lidhur me dialogun. Ende nuk do që ta shohë si prioritet këtë “patate të nxehtë”, që populli i Kosovës kërkon që ta heqë sa më shpejt nga duart”, deklaroi Çejku.

Sipas ish-ambasadorit, “elita politike në Kosovë lufton më shumë për pushtet sesa për shtet”.

“Kosova ka qenë shumë më e përgjegjshme në fillim të dialogut, ndërsa sot nuk ka përgatitje të mjaftueshme për t’u ballafaquar me këtë sfidë. Kurti inskenoi për mendimin tim shkarkimin e një ministri dhe i bëri bisht marrëveshjes që po i sillej rrotull Kosovës. Mendoj se nuk e pati vullnetin për të sakrifikuar një pjesë të pushtetit të vet për një marrëveshje që u nënshkrua pastaj nga Avdullah Hoti në Uashington dhe që u kritikua nga zoti Kurti. U prit që administrata e re Biden do ta hidhte poshtë këtë marrëveshje, por kur nuk ndodhi kjo gjë, erdhi surpriza e parë për Kurtin”, u shpreh Çejku.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli